Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, ka riafirmuar angazhimin e vendit të saj për të mbështetur zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.
Gjatë fjalës së saj hapëse në Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Cilësinë e Shërbimeve Shëndetësore, e organizuar nën moton “Investojmë në cilësi – Ndërtojmë besim”, ambasadorja theksoi se Zvicra ka një angazhim të vazhdueshëm në mbështetje të sektorit shëndetësor të Kosovës.