Angazhimi i Albena Reshitaj për Zbatimin e Ligjit të Konfiskimit të Pasurisë

Ish-deputetja Albena Reshitaj ka shprehur përkushtimin e saj për zbatimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në një postim në Facebook, Reshitaj ka thënë se ajo ka qenë ndër përkrahësit më të fortë të këtij ligji dhe ka kontribuar në avancimin e tij.

Ajo është zotuar se do të jetë ruajtëse e zbatimit të tij, pa asnjë dallim dhe pa kompromis. “Shumë maska do të bien!”, ka shkruar Reshitaj, duke theksuar se pas deklaratave publike për ndershmëri fshihen të vërteta për keqpërdorimin e shtetit dhe pasurimin në kurriz të qytetarëve.

Sipas saj, qytetarët meritojnë të dinë se kush e ka keqpërdorur shtetin dhe kush është pasuruar në mënyrë të pajustifikueshme.

Reshitaj ka theksuar se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe se pozita, pushteti apo lidhjet politike nuk duhet të shërbejnë si mburojë ndaj drejtësisë. “Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme duhet të jetë fundi i arsyetimeve të rreme dhe fillimi i llogaridhënies së vërtetë!”, ka deklaruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *