Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë për narkotikë

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një të dyshuar pas një kontrolli në shtëpinë e tij dhe objektet përreth.

Gjatë këtij kontrolli, janë gjetur dhe sekuestruar tri qese najloni me 13.91 gramë substanca që dyshohet të jenë narkotike, përkatësisht kokainë, MDMA dhe ekstazi, si dhe 14.19 gramë substanca që dyshohet të jenë narkotike të llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur të premten, në rrugën “Haxhi Zeka” në Gjakovë, rreth orës 09:00.

Po ashtu, të dyshuarit i janë sekuestruar dy peshore digjitale dhe 450 euro, të cilat dyshohet se janë fituar nga shitja e narkotikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *