Kërkesa për Përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste është në Votim

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që, në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, të hidhet në votim përjashtimi i Elisa Spiropalit nga partia.

Lajmi konfirmohet nga burime për Euronews Albania, të cilat tregojnë se kërkesa është bërë gjatë diskutimeve të mbyllura në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Ndërkohë, gjatë diskutimeve për Erion Veliajn, Rama është shprehur: “Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”.

Këto deklarata vijnë në një moment ku Asambleja e PS-së po zhvillon diskutime për organizimin e brendshëm të partisë dhe ndryshimet në drejtimin e saj politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *