Aksidenti në Mitrovicë: Këmbësorja pësuan lëndime të rënda nga një veturë

Një këmbësore ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi u godit nga një veturë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë të Veriut.

Aksidenti ndodhi më 14 nëntor, rreth orës 00:02, kur një veturë me targa vendore, e drejtuar nga një person i dyshuar, goditi këmbësoren ndërsa ajo ishte duke kaluar rrugën.

Si pasojë e goditjes, viktima ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, mjekët kanë konstatuar se lëndimet e saj janë të rënda, ndërsa është bërë e ditur se ajo do të transferohet për trajtim jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *