Përgjegjësia e BE-së në Ballkan: Një Kontradiktë në Pajtimin e Rajonit

A nuk do të duhej që Bashkimi Evropian të shërbente si shembull se si të mos preken palët që kanë kaluar një luftë të tmerrshme në vitet ’90, veçanërisht gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku u vranë mbi 10 mijë persona, u dhunuan mbi 20 mijë gra e burra, dhe mbi 1 mijë fëmijë?

Sot, në vitin 2026, mbi 1,600 banorë të Kosovës vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi.

Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe kundër Kosovës në Bruksel, gjatë Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, nuk është thjesht një incident kulturor.

Kjo ngjarje ngre pyetje të rëndësishme për përgjegjësinë institucionale, ndjeshmërinë politike dhe standardet që Bashkimi Evropian promovon në raport me Ballkanin Perëndimor.

Në një forum ku diskutohet e ardhmja evropiane e rajonit, pajtimi, bashkëpunimi dhe tejkalimi i së kaluarës, interpretimi i një melodie të lidhur me narrativat nacionaliste serbe kundër Kosovës krijon një kontradiktë të dukshme ndërmjet mesazheve politike dhe përmbajtjes së aktivitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *