Arrestime në Negotinë: Dy persona të ndaluar për posedim të drogës

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se më 15.11.2026, në Negotinë, policia e NJPB Negotinë ka ndaluar D.D. (45) nga fshati Dubrovë, rrethina e Negotinës, dhe B.M. (26) nga Negotina.

Sipas urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore e Kavadarit, janë kryer bastisje në shtëpitë e të dyve.

Gjatë këtyre bastisjeve, në shtëpinë e D.D. është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, ndërsa në shtëpinë e B.M. janë gjetur marihuanë, një lëndë pluhurore e bardhë, para dhe letra mbështjellëse (rizlla). “Ata janë shoqëruar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *