Gabriella Hajdaraj, Pjesëtarja e Parë e FSK-së që Përfundon Kursin për Komandantë të Trupave të Xhenios në Britani

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka njoftuar se Gabriella Hajdaraj ka përfunduar me sukses kursin për Komandantë të Trupave të Xhenios (RE Troop Commanders Course) në Ushtrinë Britanike.

Sipas njoftimit të ambasadës, Hajdaraj është pjesëtarja e parë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që arrin ta përfundojë me sukses këtë kurs, duke shënuar një arritje të rëndësishme në zhvillimin profesional të personelit të FSK-së.

Ambasada britanike e ka vlerësuar këtë sukses si një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të mundësive për trajnime të specializuara për pjesëtarët e FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *