Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i uroi të gjithë qytetarët për 17 Nëntorin – Ditën e Kushtetutës dhe 35-vjetorin e sjelljes së saj.
Në urimin e tij, Kostadinovski bëri thirrje për një përkushtim të përbashkët ndaj vlerave kushtetuese, duke theksuar se fuqia e Kushtetutës nuk qëndron vetëm në dispozitat e saj, por gjithashtu në vetëdijen kolektive, përgjegjësinë dhe përkushtimin e qytetarëve ndaj vlerave që ajo garanton. “Ky jubile i rëndësishëm është përkujtues se fuqia e Kushtetutës nuk bazohet vetëm në dispozitat e saj, por edhe në vetëdijen tonë kolektive, përgjegjësinë dhe përkushtimin ndaj vlerave të cilat i garanton ajo.
Lojaliteti ndaj Kushtetutës është detyrë e jona e përbashkët, ndërkaq respektimi i vlerave kushtetuese është akt i patriotizmit më të lartë dhe dashurisë ndaj atdheut,” theksoi Kostadinovski.
Ai po ashtu theksoi se ndërtimi i një shteti juridik, ku sundon e drejta, drejtësia dhe barazia, është obligim i secilës gjeneratë.
Kjo, siç tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese, është mënyra më dinjitoze për ta respektuar amanetin e paraardhësve dhe për të siguruar një të ardhme për brezat që do të vijnë pas nesh. “Të jemi gjeneratë e cila me veprat e veta do ta konfirmojë besimin ndaj Kushtetutës dhe do të kontribuojë për ndërtimin e një shteti të lirë, demokratik dhe prosperues.
Urime Dita e Kushtetutës,” theksoi Kostadinovski.