Zbulimi i një Rrjeti Proksi për Aktet Terroriste në Maqedoni

Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Byroja për Siguri Publike (BSP) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Greqisë dhe shërbime të tjera partnere, kanë zbuluar një rrjet proksi në Maqedoni, të lidhur me një shtetas iranian.

Anëtarët e këtij rrjeti kanë ndërmarrë aktivitete përgatitore logjistike për realizimin e një akti terrorist, konkretisht një atentati ndaj një personi në Greqi.

Aktivitetet e këtij rrjeti kanë nisur që nga fillimi i vitit 2026 dhe janë realizuar në bashkëpunim me shërbimet e huaja partnere.

Janë kryer aktivitete operative-teknike dhe analitike për identifikimin e rrjetit, i cili është i lidhur me shtetasin iranian Edris Jahangiri Mavaneh, i njohur si person që ka lidhje me aktorë të tjerë proksi të shërbimeve iraniane të sigurisë dhe inteligjencës, përfshirë këtu edhe bosin e drogës, Naji Sharifi Zindashti.

Përsa i përket rrjetit në Maqedoni, bëhet fjalë për individë të përfshirë në struktura kriminale në vend, të cilët, nën udhëzimet e drejtpërdrejta të shtetasit iranian, kanë ndërmarrë aktivitete përgatitore logjistike për kryerjen e atentatit në Greqi.

Përmes shkëmbimit të informacionit me shërbimet e huaja partnere, është zbuluar edhe mënyra e funksionimit të këtij rrjeti, përfshirë mbajtjen e takimeve konspirative në territorin e vendeve të treta, përfshirë Iranin.

Këto lidhje konfirmojnë pozitat e shtetasin iranian, i cili identifikohet si figura kryesore pas këtij plani terrorist.

Sipas ASK-së dhe BSP-së, këto lidhje janë në përputhje me përpjekjet e shërbimeve iraniane të inteligjencës për të fshehur aktivitetet e tyre përmes rrjeteve kriminale proksi në vende të treta, përfshirë Maqedoninë.

Në një kontekst më të gjerë të sigurisë, theksohet se disa vende kanë përjetuar kërcënime dhe sulme terroriste nga aktorë proksi iranianë në periudhën e kaluar.

ASK-ja dhe BSP-ja njoftojnë se do të vazhdojnë përpjekjet për zbulimin dhe parandalimin e kërcënimeve të mundshme terroriste përmes elementeve proksi nga Irani, si dhe për identifikimin e individëve të tjerë të përfshirë në këto rrjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *