Tensionet para Kryeministrisë: Protestuesit përplasen me Policinë në Tiranë

Tensionet kanë vazhduar edhe të martën para Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit.

Sipas raportimeve, përplasjet kanë ndodhur në Bulevard, pasi protestuesit kanë tentuar të qëndrojnë para zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Megjithatë, policia nuk i ka lejuar dhe i ka zhvendosur në trotuarin pranë Kryesisë së Kuvendit.

Situata është tensionuar edhe më tej kur efektivët e policisë kanë tentuar të shoqërojnë një nga protestuesit.

Në këtë moment, disa qytetarë kanë ndërhyrë për të penguar policët që ta marrin personin në fjalë, duke shkaktuar përplasje mes tyre.

Tensione të ngjashme ishin shënuar edhe një ditë më parë para godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta ka vazhduar edhe gjatë ditës së martë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *