Policia e Kosovës ka njoftuar se një menaxher i një banke private ka dorëzuar në polici një shumë prej 3800 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. “Prizren / 14.10-29.10.2026.
Më 17.11.2026, një mashkull kosovar (menaxher i një banke private) ka dorëzuar në polici një shumë prej 3800€ para që dyshohet se janë të falsifikuara.
Paratë, sipas dëshmitarit, janë deponuar në bankë nga gjashtë klientë të ndryshëm,” thuhet në raport.
Rasti është iniciuar në konsultim me prokurorin.