Gjendja e Sigurimit Shëndetësor në MPB: Informacione të Rëndësishme

Fondi për sigurim shëndetësor ka kumtuar lidhur me situatën aktuale të sigurimit shëndetësor në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

Statusi i sigurimit shëndetësor përcaktohet përmes një sistemi të automatizuar, ku të dhënat për paraqitjet dhe kontributet e paguara merren në mënyrë elektronike nga Drejtoria për të Ardhura Publike.

Fondi thekson se nuk bëjnë përjashtime manuale për individët e siguruar dhe as nuk japin vendime individuale për ndërprerjen e sigurimit të tyre.

Kjo është një procedurë sistematike që zbatohet për të gjitha subjektet juridike, duke përfshirë edhe institucionet shtetërore. “Për momentin po punohet intensivisht në tejkalimin e gjendjes aktuale me sigurimin shëndetësor të të punësuarve në MPB, si dhe në gjetjen e zgjidhjes së përhershme sistematike me të cilën do të parandalohet përsëritja e situatave të këtilla.

Gjendja është e lidhur me paraqitjen shtesë të të punësuarve për periudhën e kaluar, në bazë të vendimeve gjyqësore, me ç’rast nevojitet harmonizim adekuat i përllogaritjeve dhe pagesës së kontributeve.

Me gjendjen e këtillë në të kaluarën është përballur edhe vetë Fondi, që konfirmon se nuk bëhet fjalë për procedurë të kahëzuar drejt një institucioni të caktuar apo kategorie të të punësuarve,” informojnë nga Fondi.

Ata shtojnë se me nismën e tyre është formuar një grup ndërinstitucional pune, ku marrin pjesë përfaqësues të institucioneve përkatëse.

Deri më tani janë mbajtur disa takime pune, gjatë të cilave po shqyrtohen zgjidhjet konkrete për tejkalimin e situatave që çojnë në probleme të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *