Arrestohen Dy Shqiptarë në Itali për Vjedhje të Banesave

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Itali, nën dyshimin se janë pjesë e një grupi të specializuar në vjedhje të banesave në rajonin verilindor të vendit.

Operacioni u zhvillua në zonën e Bressanones, në provincën e Bolzanos, pas një ndjekjeje në autostradën A22, ku automjeti me të cilin udhëtonin të dyshuarit arriti shpejtësinë deri në 200 kilometra në orë.

Sipas autoriteteve italiane, grupi përbëhej nga tre persona, të cilët udhëtonin me një veturë Audi RS5 me 500 kuaj fuqi, e raportuar e vjedhur në Toskanë dhe me targa të klonuara.

Pasi arritën në zonën e Bressanones, tre personat dyshohet se kryen tri vjedhje në banesa të ndryshme, prej nga morën para të gatshme dhe stoli ari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *