Ekspertiza në Gjykimin e Lotarisë Shtetërore: Çfarë u tha në seancën e fundit

Në gjykimin lidhur me “Lotarinë Shtetërore”, ekspertja e prokurorisë, Anita Popovska, u morr në pyetje nga avokatët mbrojtës të Përparim Bajramit, Artan Grubit dhe gjashtë të akuzuarve të tjerë.

Avokatët e mbrojtjes u përqendruan te ekspertiza e Prokurorisë Publike që ishte realizuar në qershor të këtij viti.

Në këtë ekspertizë është vënë në dukje se procedura ka filluar në dhjetor të vitit 2022, ku ishte parashikuar një plan financiar dhe një plan për furnizime publike që përfshinte edhe investime.

Në shkurt të vitit 2023, Qeveria miratoi këtë plan, ndërsa në fund të majit, Ministria e Financave dha pëlqimin për informacionin e Lotarisë Shtetërore.

Më pas, në qershor, informacioni u miratua, por pa një vendim, pasi Qeveria veproi në cilësinë e kuvendit të aksionarëve dhe nuk kishte të drejtë vendimi.

Ekspertja Popovska vuri në dukje në raportin e saj se në gusht të vitit 2023, bordi mbikëqyrës nisi procedurën dhe më pas u siguruan 800 aparatet e prokuruara.

Mbrojtja e Bajramit dhe Grubit theksoi gjithashtu se, në përputhje me ligjin, më 1 janar 2027, shteti do të jetë organizatori i vetëm i lojërave të fatit, duke e bërë akuzën ndaj tyre të pakuptimtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *