Kryeministri Rama: Bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se bullgarët duhet të bëhen pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

Ai shprehu se për këtë çështje nuk ka më arsye për mospajtime mes Shkupit dhe Sofjes.

Në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT), Rama theksoi se përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutë buron nga marrëveshja e arritur mes dy vendeve, me ndërmjetësimin francez.

Kur u pyet nëse vazhdon të ketë mospajtime me udhëheqjen bullgare, Rama shpjegoi se rrethanat e para tre viteve ishin ndryshe. “Mendoj se tani nuk ka arsye për mospajtim, sepse nevoja që pakica bullgare të përfshihet në Kushtetutën e Maqedonisë është plotësisht e qartë.

Kjo doli nga marrëveshja mes dy vendeve”, u shpreh Rama.

Ndryshimet kushtetuese që parashikojnë përfshirjen e bullgarëve mes bashkësive të njohura në Kushtetutë janë pjesë e kompromisit të vitit 2022 për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *