I pranishëm në Gjermani që nga viti 1997, Deli Balidemaj ka kaluar një rrugëtim të gjatë në jetën e tij profesionale, shoqërore dhe politike.
Ai është një nga shqiptarët që ka arritur të ndërtojë një profil të rëndësishëm në institucionet politike të Bavarisë.
Me angazhimin e tij në Unionin Kristiansocial (CSU), përvojën në Këshillin Bashkiak të Mynihut dhe si anëtar i Parlamentit të Bavarisë së Epërme që nga viti 2018, Balidemaj dëshmon se integrimi i suksesshëm nënkupton edhe pjesëmarrje aktive në vendimmarrje.