Katër persona janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se kanë kryer sulm fizik ndaj dy zyrtarëve policorë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 18 nëntor 2026, rreth orës 01:15.
Si pasojë e këtij sulmi, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Pas arrestimit të katër të dyshuarve, policia ka realizuar bastisje në shtëpitë dhe banesat e tyre, ku ka konfiskuar disa armë gjuetie dhe pistoleta, të gjitha me leje valide.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.