Rritja e Pagës Minimale në Kosovë: Çfarë Mund të Pritet në Vitin e Ardhshëm

Rritja e pagës minimale në mars të vitit të ardhshëm pritet të jetë rreth 7 deri në 8%, megjithatë shifra përfundimtare do të varet nga kostoja e jetesës dhe rritja e pagës mesatare në nivel shtetëror.

Këtë e njoftoi Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, i cili theksoi se harmonizimi do të bëhet sipas formulës së miratuar mes Qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatave. “Sa i përket rritjes së pagës minimale duke i marrë parasysh vitin që shkoi dhe këtë vit, që është rritur për 3.5% çdo vit, nuk do jap numra pasi që ato shifra mund të ndryshojnë, por përafërsisht 7 deri në 8% do të ketë rritje të pagës minimale vitin që vjen.

Bashkërisht me kontributet, diku rreth 3000 denarë do të kapë bashkërisht rritja e pagës minimale.

Përsëri e them, nuk dua që të merren këto numra pasi që duhet të përfundojë viti kalendarik, të shihet sa ka qenë kosto e jetesës për një vit dhe të shihet paga mesatare neto sa është paguar vitin paraprak, dhe të nxirret numri i saktë se sa do të ketë ritje të pagës minimale,” tha Durmishi.

Ministri Durmishi e kundërshton kërkesën e sindikatave për një rritje më të madhe të pagës minimale, duke paralajmëruar se një rritje jashtë formulës së dakorduar dhe pa u bazuar në parametrat ekonomikë dhe produktivitetin mund të shkaktojë krizë inflatore dhe të ndikojë negativisht në fuqinë blerëse. “Po ashtu, inflacioni është 3.3%, që nënkupton koston e jetesës.

Normalisht, vitin që vjen do të kemi rritje të pagës minimale, por sindikatat kërkojnë që të jetë një rritje më e madhe se ajo që është e dakorduar me formulë, ku vet ata e kanë pranuar atë formulë.

Por siç kemi thënë edhe në raste tjera, poashtu e themi edhe tani, një rritje e pagës minimale duke mos u bazuar në parametra ekonomikë dhe produktivitetin që e kemi, do të na sjellë në një krizë inflatore, do të na sjellë një relacion më të madh dhe do të na duhet më shumë punë që ta menaxhojmë.

Duhet që të bazohemi në parametrat ekonomikë, të bazohemi në produktivitet dhe të rrisim pagën minimale ashtu siç është dakorduar me formulën që tanimë është në fuqi, dhe kjo ndërlidhet edhe me fuqinë blerëse,” tha Durmishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *