Shqipëria në Negociata për Sistemin Antiraketor me Aleatët e NATO-s

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda, theksoi në një intervistë për Euronews Albania se Shqipëria është në proces negociatash për të siguruar një sistem antiraketor me rreze të mesme në bashkëpunim me aleatët e NATO-s.

Abrazhda nënvizoi se qëllimi kryesor është modernizimi i ushtrisë shqiptare në nivelet më të larta gjatë këtyre 35 viteve, një proces që pritet të përfundojë brenda 2-3 viteve të ardhshme. “Sistemi antiraketor shërben kryesisht për mbrojtjen e territorit dhe do të ketë aftësinë të godasë raketat dhe dronët që vijnë nga shtete të tjera jo mike.

Ne synojmë modernizimin e ushtrisë me të gjitha këto pajisje, përfshirë edhe domenin detar; dy anije ushtarake do të prodhohen në Pashaliman. Çdo rrezik që mund të kanoset komunikohet në mënyrë të menjëhershme dhe shtetet e tjera të aleancës reagojnë.

Dronët që hyjnë në shtetet e NATO-s përballen me kundërgoditje të organizuar nga vendet e aleancës.

Kjo është ajo që quhet lufta në shekullin e 21-të: në kohë reale shihen rreziqet dhe reagimi bëhet në ndërveprim. “Ky modernizim synohet të përmbyllet brenda 2-3 viteve dhe është modernizimi më i madh i Forcave të Armatosura në 35 vjet”, përfundoi zëvendësministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *