SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit dhe bashkëshortit të saj

Dje u bë publik lajmi se ndaj ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe bashkëshortit të saj, SPAK ka regjistruar një procedim penal dhe ka nisur hetimet.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me këtë zhvillim.

Ai ka thënë: “Akuza për Elisa Spiropalin kam paraqitur unë në parlament 2 vjet më parë me fakte, por regjistrimi për vepra penale të bashkëshortit të saj në një kohë kur ajo ka marrë të themi një rrugë kundërshtie të paktën me fjalë të qëndrimeve të Edi Ramës, del dhe dëshmon për përdorimin si armë politike të SKAP-it (SPAK) të partisë.” Sipas informacioneve paraprake, procedimi është regjistruar për disa vepra penale që lidhen me deklarimin e pasurisë, transaksionet financiare dhe ushtrimin e funksioneve publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *