Regjim i Posaçëm të Komunikacionit në Strugë dhe Ohër më 22 Nëntor

Nesër do të ketë një regjim të veçantë të komunikacionit në Strugë dhe Ohër, me bllokime që do të fillojnë nga ora 06:00 e deri në 17:00.

SPB Ohër njofton se këto masa janë në kuadër të vizitës zyrtare të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Regjimi i posaçëm do të zbatohet në disa segmente rrugore në rajonin e Strugës dhe Ohrit.

Kufizimet do të përfshijnë aksin nga pika kufitare e Qafë Thanës, përmes Strugës deri në fshatin Podmolje dhe deri te Vila Ohër.

Gjithashtu, do të ketë kufizime në relacionin nga Aeroporti i Ohrit “Shën Apostull Pali” deri te Vila Ohër.

Policia u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre në përputhje me këtë regjim të paralajmëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *