LSDM-ja si opozitë akuzon se qytetarët po jetojnë në kushte të vështira për shkak të çmimeve të larta dhe standardit të ulët të jetesës.
Natasha Popoviq thekson se sipas njoftimeve, nga viti i ardhshëm pritet shtrenjtimi edhe i energjisë elektrike dhe ngrohjes, gjë që do ta përkeqësojë edhe më shumë situatën ekonomike të qytetarëve.
Ajo shprehet: “Tani vijon edhe një goditje e çmimeve.
Shtrenjtim i rrymës dhe ngrohjes.
Gjithçka që tha Mickoski gënjeu.
Në shtator, paralajmëronte se rryma nuk do të shtrenjtohet, ndërsa personi i tij nga Komisioni Rregullator Aco Ristov, tani paralajmëron se prej vitit të ardhshëm do të ketë prej 2 deri në 3% fatura më të larta për rrymë dhe prej 6 deri në 7% çmim më të lartë për ngrohje.
Ajo do të jetë një goditje e fuqishme dhe do të nënkuptojë shtrenjtim tjetër, varfërim shtesë i qytetarëve”, tha Natasha Popoviq, nga LSDM.