Përfaqësuesi i Lëvizjes Studentore, Mevlan Ademi, mbajti një fjalim të rëndësishëm në Kuvendin e Shqipërisë, ku diskutoi për çështje të ndryshme që prekin shqiptarët.
Ai solli në vëmendje ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët kanë vuajtur, dhe kërkoi nga përfaqësuesit zyrtarë në Shqipëri që të tregojnë kujdes për bijtë e tyre jashtë kufijve të Shqipërisë. “Që si fëmijë, sa herë dëgjoja rrëfimet e atyre që kishin jetuar ato ditë të mëhershme, më mundonte një pyetje: se ku është Tirana?
E sot që jam këtu në Tiranë, ju pyes duke iu shikuar në sy, se a do të ngrini zërin përsëri kur ta ngrimë ne?
A do të kujdeseni për bijtë e juaj që i keni përtej kufijve kombëtar?
Këto pyetje kujtoni kur të festoni ditën e alfabetit në Manastir, ku atje edhe në ditën e sotme asimilohen shqiptarët vetëm pse nuk ka shkolla shqipe,” tha Ademi.