Policia gjermane ka ndaluar një furgon me 12 persona në autostradën A7, pranë Dinkelsbuhl.
Gjatë kontrollit, janë zbuluar disa shkelje, përfshirë qëndrimin e paligjshëm të 10 udhëtarëve dhe dyshime për pastrim parash.
Kontrolli është realizuar natën e së dielës, më 22 nëntor, rreth orës 00:30, në kuadër të kontrolleve policore në autostradë.
Në automjet ndodheshin 10 shtetas shqiptarë dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Në timon ishte një 26-vjeçar shqiptar, i cili gjatë kontrollit paraqiti patentë të kategorisë B.
Megjithatë, kjo kategori nuk ishte e mjaftueshme për drejtimin e automjetit për shkak të numrit të ulëseve.