Autoritetet gjermane e kanë refuzuar hyrjen një 25-vjeçari nga Tirana në aeroportin e Memmingenit, për shkak të mospërputhjeve në deklaratat e tij lidhur me qëllimin e udhëtimit.
Rasti ndodhi të hënën, më 23 nëntor, gjatë kontrolleve të udhëtarëve në këtë aeroport.
Sipas policisë kufitare, i riu shqiptar kishte deklaruar se po udhëtonte drejt Gjermanisë për qëllime turistike, por shpjegimet e tij nuk përputheshin me dokumentet që kishte paraqitur.
Pas verifikimeve dhe marrjes në pyetje, efektivët vërejtën kundërthënie të dukshme mes deklaratave të tij dhe dokumentacionit.