Hashim Miftari kërkon shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta pas incidentit në Gjykatë

Hashim Miftari, i cili u arrestua pasi lopa e tij hyri në oborrin e Gjykatës në Graçanicë, ka vendosur të kërkojë iniciimin e procedurës për shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Blerim Igrishta.

Avokati i tij, Tomë Gashi, ka bërë të ditur se kërkesa do të dorëzohet të mërkurën, më 25 nëntor 2026, në orën 11:00, në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

Gashi sqaroi se kërkesa do t’i drejtohet kryetarit të KPK-së, Arain Gashi, si dhe të gjithë anëtarëve të këtij institucioni. “Ne konsiderojmë se me veprimet e tij, prokurori Blerim Igrishta ka kryer disa vepra penale dhe kërkesa për shkarkimin e tij nga pozita e prokurorit do t’i dërgohet kryetarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.

Arain Gashi, dhe të gjithë anëtarëve të KPK-së”, ka shkruar avokati.

Kjo nuk është hera e parë që Miftari ndërmerr veprime ligjore ndaj prokurorit Igrishta.

Më 18 nëntor 2026, ai kishte denoncuar penalisht prokurorin për dy vepra të dyshuara penale: ndalim të kundërligjshëm dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas pretendimeve të Miftarit, kallëzimi penal ishte bërë pasi gjatë ndalimit i ishte mohuar e drejta për avokat, edhe pse ai kishte kërkuar disa herë që të përfaqësohej nga një avokat sipas detyrës zyrtare ose nga një avokat privat.

Kallëzimin penal Miftari e kishte dorëzuar në Stacionin Policor “Qendra” në Prishtinë, në prani të avokatit të tij, Tomë Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *