Një rast i rëndë i sulmit seksual ndaj një të miture është raportuar në Drenas.
Sipas informacionit nga Policia, viktima ishte raportuar si person i zhdukur më 24 nëntor 2026, ndërsa një ditë më vonë ajo ka shkuar në stacionin policor për të raportuar ngjarjen.
Në prani të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale (QPS) dhe mbrojtësit të viktimave, e mitura ka deklaruar se kishte përjetuar një sulm seksual nga një person të gjinisë mashkullore.
Pas këtij denoncimi, policia ka ndërmarrë veprime dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.