Arrestohet një person në Graçanicë për falsifikim dokumentesh

Një person është arrestuar në Graçanicë nën dyshimin për falsifikim të dokumentit.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se kishte falsifikuar një pasaportë, të cilën më pas e kishte përdorur për të lidhur një marrëveshje me një palë tjetër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.

I dyshuari është arrestuar më 25 nëntor 2026 dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *