Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Përparim Kryeziu, kishte një vizitë të rëndësishme në Kroaci, ku u prit në Ambasadën e Kosovës në Zagreb nga ambasadori Martin Berishaj.
Gjatë këtij takimi, u diskutuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit, shkencës dhe kërkimit shkencor.
Po ashtu, u theksua rëndësia e forcimit të lidhjeve ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve, për të arritur rezultate më të mira në këto fusha të rëndësishme.