Kuvendi i Kosovës Mbështet Fushatën Ndërkombëtare Kundër Dhunës me Bazë Gjinore

Sot, në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, në sallën e Kuvendit të Kosovës janë vendosur shalla portokalli në ulëset e secilit deputet, si simbol i solidaritetit dhe mbështetjes në luftën kundër dhunës ndaj grave.

Me këtë gjest simbolik, Kuvendi i Kosovës i bashkohet iniciativës ndërkombëtare që ka si qëllim ngritjen e vetëdijes dhe mobilizimin e institucioneve dhe shoqërisë për parandalimin dhe luftimin e dhunës me bazë gjinore.

Në këtë kontekst, ju sjellim fotografi nga salla e Kuvendit të Kosovës, para fillimit të seancës, ku duken shallat portokalli të vendosur në ulëset e deputetëve, duke përcjellë mesazhin e solidaritetit dhe angazhimit kundër kësaj dukurie.

Fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” zhvillohet çdo vit nga 25 nëntori, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, deri më 10 dhjetor, Dita e të Drejtave të Njeriut.

Gjatë kësaj periudhe, në të gjithë Kosovën do të organizohen aktivitete të ndryshme, përfshirë punëtori, fushata ndërgjegjësimi, iniciativa krijuese dhe tryeza diskutimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *