Dutch Business Day 2026: Bashkëpunimi Ekonomik Kosovë-Holandë

Në Prishtinë u mbajt edicioni i dytë i “Dutch Business Day 2026”, i cili ka mbledhur rreth 80 përfaqësues të bizneseve, partnerëve dhe politikëbërësve.

Ky takim kishte si fokus bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Holandës, me një theks të veçantë në mundësitë për investime të huaja në Kosovë.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, si dhe ambasadorja e Holandës në Kosovë.

Gjatë programit u mbajt një panel diskutimi mbi investimet në vend, ku u ndanë ide dhe perspektiva të ndryshme për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *