Nju Jorku Shenon Zyrtarisht Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Qyteti i Nju Jorkut do ta shënojë zyrtarisht çdo 28 nëntor Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, pas miratimit të një rezolute nga Këshilli Bashkiak.

Kjo festë kombëtare tani do të ketë një vend të përhershëm në kalendarin e qytetit amerikan.

Shënimi i parë zyrtar sipas kësaj rezolute do të mbahet këtë të shtunë, kur shqiptarët në mbarë globin festojnë 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Këshilli Bashkiak e miratoi rezolutën më 19 nëntor, ndërsa më 23 nëntor ftoi komunitetin shqiptar në Nju Jork për të festuar në ambientet e Bashkisë së qytetit.

Rezoluta është sponsorizuar nga anëtarja e Këshillit Bashkiak, Amanda Farías, së bashku me koleget e saj, Shirley Aldebol dhe Farah N.

Louis.

Shqiptarët kanë një histori të gjatë në Nju Jork, duke filluar të vendosen aty në fillim të viteve 1920.

Gjatë dekadave, ata kanë ndërtuar një komunitet të madh dhe kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të qytetit.

Sipas vlerësimeve të Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, sot mbi 100 mijë persona me prejardhje shqiptare jetojnë në pesë distriktet e Nju Jorkut, me një përqendrim veçanërisht të madh në Bronx dhe Staten Island.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *