Urimi i Komandantit Jashari për Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Në Ditën e Forcës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka uruar të gjithë ushtarët dhe stafin civil të FSK-së.

Ai shpreh respekt dhe mirënjohje të thellë për çdo anëtar të FSK-së për kontributin e tyre të çmuar dhe angazhimin e palodhshëm në shërbim të vendit. “Të nderuar ushtarë, nënoficerë, oficerë, kadetë dhe shërbyes civil të Forcës së Sigurisë së Kosovës, falë përkushtimit dhe punës suaj të palodhshme, sot jemi më të përgatitur se kurrë, duke u radhitur krah për krah me partnerët tanë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë kudo në botë.

Në këtë ditë të veçantë, le të reflektojmë së bashku në të kaluarën tonë dhe të nderojmë sakrificat e të gjithë atyre brezave të cilët janë meritorët më të mëdhenj të lirisë të cilën e gëzojmë sot.

Faleminderit të gjithëve për shërbimin ndaj atdheut dhe punën e palodhshme që jeni duke e bërë për ngritjen dhe avancimin e FSK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *