Pengesat ndaj Muralit të Nënës Terezë: Një Proces i Patolerueshëm

Në një deklaratë të bërë në vendin ku pritej të vendosej murali i “Nënës Terezë”, kryeministri Rama ka theksuar se ky projekt është financuar nga Kryeqyteti, ka marrë mbështetje nga të gjithë asamblistët dhe ka kaluar të gjitha fazat ligjore të nevojshme.

Ai shprehu shqetësimin se, pavarësisht këtyre hapave, po bëhen përpjekje për të bllokuar instalimin e muralit në mënyrë të jashtëligjshme. “Këtu, në shesh, në kryeqytet, ku sot jemi këtu për me vendos muralin e ikonës shqiptare të madhes, të shenjtës Nënës Terezë, një figurë e madhe, e madhe kombëtare e mbarëkombëtare, e botërore.

Me të cilin njihet populli shqiptar.

E që sot këtu përkundër faktit që ky projekt është i financuar prej kryeqytetit, e ka marrë votën e të gjithë asamblejistëve, e ka marrë lejen nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe i ka kaluar të gjitha fazat ligjore, tash po tentohet që në mënyrë jo ligjore të bllokohet instalimi i këtij murali.

Kjo është e papranueshme, është e patolerueshme.

Pra, kemi një proces diktatorial të kësaj qeverie, që e keni pa tash e sa vite bllokon rregullisht projektet e kryeqytetit, duke filluar me sheshin, me rrugën A, Xhim Xhema, duke vazhduar me nënkalimin Agim Ramadari, me ishullin urban e me shumë e shumë projekte tjera, pra, me të cilat jemi ballafaquar edhe bulevardin Gjorgji Bush, e tash vazhdojnë me bllokada të jashtëligjshme”, tha Rama.

Nga ana tjetër, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka njoftuar se që nga e premtja e kaluar, zyrtarët komunalë kanë qenë duke informuar institucionet dhe duke u përpjekur për realizimin e projektit, por punimet po pengohen pa ndonjë dokument zyrtar që e justifikon këtë veprim. “Nga e premtja e kaluar, ne jemi këtu duke i njoftuar zyrtarët e duke u përpjekur me u realizuar ky projekt. Është duke u penguar, pa u prezantuar asnjë dokument zyrtar.

Fatkeqësisht, sot do të duhej të ishte festë ku 28 nëntori na bashkon.

Na bashkon edhe e madhja Nëna Terezë, dhe ne po duhet me u ballafaqu me bllokada dhe pengesa të tilla, të panevojshme, që nuk i çojnë të mira askujt.

Ministria e ka bërë një reagim.

Reagimi është lajthitëse kundërthënës.

Në një anë thotë se nuk na kanë pyet që nuk është e vërtetë, dhe në anën tjetër thotë: ne nuk jemi kundër, por nuk e lejojmë. Çka i bjen kjo? Është mirë me dalë publikisht kush do të shikojë prej zyrtarëve me fol.

Zyrtarët e Ministrisë së Lartë e kemi potencuar edhe dje, kanë dalë me i pengu zyrtarët duke i bërë punimet e tyre, edhe punëkryesit.

Në anën tjetër është presion i jashtëzakonshëm nga institucionet me pengu këtë projekt, pa vendime zyrtare”, tha Retkoceri.

Pas kësaj deklarate, Rama ka debatuar edhe me komandantin e policisë, duke kërkuar që punimet për vendosjen e muralit të vazhdojnë.

Ai theksoi se punëtorët kanë urdhër për instalimin e muralit dhe se do të kundërshtojnë çdo pengesë që, sipas tij, bëhet në mënyrë të jashtëligjshme. “Deri sa punëtorët e kanë urdhrin për me instalu muralin.

E nëse provojnë me na ndalë jashtëligjshëm, atëherë normal që do të ballafaqohemi me ta”, tha Rama.

Rama dhe Retkoceri kanë theksuar se pengesat ndaj këtij projekti po bëhen pa vendime zyrtare, dhe kanë kërkuar që të lejohet realizimi i muralit kushtuar Nënë Terezës.

Rama vazhdon të qëndrojë në sheshin “Zahir Pajaziti” duke insistuar që murali të vendoset.

Drejtori Retkoceri gjithashtu ka dorëzuar një dokument në institucione për vijimin e punimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *