Mbrëmë, në unazën rrugore “Nënë Tereza” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku që ka lënë pesë persona të lënduar.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti është raportuar në SPB Shkup rreth orës 19:10.
Në këtë incident janë përfshirë tri automjete: një “Opel” me targa të Shkupit, një “Mercedes” me targa të Shkupit dhe një “Audi” me targa të Kosovës. “Pesë persona janë lënduar në aksident dhe me automjet të Ndihmës së Shpejtë janë transportuar në institucionet shëndetësore për trajtim”, njoftojnë nga MPB-ja.
Ekipet e MPB-së tashmë kanë filluar hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë aksident.