Protesta e opozitës në Tiranë ka filluar me tensione të larta, pasi qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë hedhur kapsollat e para.
Tensionet u zhvendosën para Kryeministrisë, ku protestuesit marshuan dhe u stacionuan.
Në këto momente, ata filluan të hedhin gurë dhe “breshëri” bombash molotov në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit reagoi me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Një protestues është ndjerë keq dhe është transportuar në spital me ambulancë.
Pamjet tregojnë një shesh të mbushur me tym, ujë dhe shpërthime molotovi, duke reflektuar situatën e tensionuar që vazhdon në Tiranë.