Policia e Kosovës ka raportuar një rast kanosjeje në Pejë.
Sipas informacionit 24-orësh, një mashkull kosovar ka denoncuar se pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një borxh, i dyshuari, gjithashtu mashkull kosovar, i ka drejtuar armën dhe ka tentuar të qëllojë në drejtim të tij, por arma nuk ka shkrepur. “Fsh.
Dubovë e Madhe, Pejë 27.11.2026-11:00.
Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi, i dyshuari mashkull kosovar, i kishte drejtuar armën dhe kishte tentuar që të gjuajë në drejtim të tij, por arma nuk kishte shkrepur.
I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë pistoletë me një karikator dhe 17 fishekë,” thuhet në raport.