Një dron i policisë, i cili përdorej për të monitoruar turmën e protestuesve, është rrëzuar në Tiranë.
Rrëzimi i tij është realizuar nga disa protestues, të cilët më pas e kanë shkatërruar atë.
Protesta e sotme në Tiranë po karakterizohet nga tensione të larta dhe përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Këto të fundit po përdorin gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit.
Më herët, protestuesit kanë thyer xhamat e ndërtesës së Bashkisë së Tiranës.