Trafiku në të gjitha rrugët shtetërore dhe rajonale në Kosovë po zhvillohet në kushte të lagështa, por të gjitha rrugët janë të kalueshme për trafik.
Makineritë e angazhuara janë duke punuar aktivisht për pastrimin e borës në të gjithë vendin, sipas njoftimit nga NP ‘Rrugët e Kosovës’. ‘’Informojmë se të gjitha ekipet e kujdestarisë janë të angazhuara në të gjitha kalimet kritike.
Gjithashtu, të gjitha makineritë janë gati, numri i nevojshëm i punëtorëve dhe sasitë e nevojshme të kripës dhe zhavorrit janë siguruar me qëllim të mbajtjes së trafikut të pandërprerë dhe të sigurt’, thonë NP ‘Rrugët e Kosovës’.
Ata i bëjnë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugëve që të ngasin me kujdes, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, dhe të sigurohen që kanë pajisje dimërore për të përballuar motin e keq.