Një veturë është rrokullisur në greminë, poshtë rrugës kryesore në Rugovë të Pejës, por fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:40, në fshatin Rekë e Allagës.
Sipas informacioneve, drejtuesi i automjetit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën, duke përfunduar jashtë rrugës dhe në greminë.