39-vjeçari D.D. gjendet i pajetë në automjetin e vëllait në Paskuqan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në rrugën “Ali Bakiu”, ku një 39-vjeçar me inicialet D.D. është gjetur i pajetë brenda një automjeti.

Ky automjet është në pronësi të vëllait të tij, P.D.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.

D.D., banues në Paskuqan, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune.

Grupi hetimor po vijon me veprimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *