39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë

Policia e Kosovës ka vendosur një gjobë prej 500 eurosh për një 39-vjeçar, pasi është kapur duke ndezur mbeturina në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

Sipas njoftimit nga Policia Rajonale e Ferizajt, zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj kanë reaguar pas marrjes së një informate për një zjarr të dyshuar në malet e këtij fshati.

Gjatë veprimeve policore, është identifikuar personi me inicialet M.K., 39 vjeç, i cili kishte ndezur mbeturina.

Ndaj tij është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse në vlerë prej 500 eurosh.

Policia ka apeluar te qytetarët që të mos ndezin mbeturina ose materiale të tjera në hapësira të hapura, veçanërisht pranë pyjeve, pasi zjarret mund të përhapen shpejt dhe të shkaktojnë dëme në natyrë dhe prona, si dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *