Deputetja e VLEN-it, Feride Haxhiu, ka shprehur reagimin e saj pas suspendimit të gjashtë policëve të përfshirë në rastin e dhunës ndaj dy të rinjve në Saraj.
Në një postim të saj, Haxhiu theksoi se rasti u trajtua me seriozitet dhe në një kohë rekord, ashtu siç kishte premtuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni.
Ajo e përshkroi suspendimin e policëve si një hap të rëndësishëm drejt zbardhjes së plotë të rastit dhe përcaktimit të përgjegjësive. “Si VLEN, jemi të qartë: nuk ka tolerancë ndaj dhunës, nuk ka mbrojtje për askënd që shkel ligjin dhe nuk ka kompromis me drejtësinë!” ka shkruar Haxhiu.
Deputetja gjithashtu theksoi se siguria dhe dinjiteti i qytetarëve duhet të jenë mbi çdo interes, duke kërkuar që ligji të vlejë njësoj për të gjithë.