Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një person dyshohet se ka mbetur i vrarë.
Dyshimet e para tregojnë se autori i krimit mund të jetë babai i viktimës.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Sipas raportimeve të para të mediave lokale, viktima dyshohet se është vrarë nga babai i tij, por këto rrethana ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Ngjarja ka ngritur dyshime për një tragjedi të rëndë familjare dhe ende nuk dihen motivet që mund të kenë çuar deri te vrasja.
Hetimet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të rastit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura identitetet e personave të përfshirë.