Qeveria dhe Dështimi i Procesit Legjislativ në Kosovë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka shprehur shqetësimin e tij mbi dështimin e dy viteve me ngërçe institucionale, duke thënë se qeveria duket se po përpiqet ta zëvendësojë këtë situatë me një rrëmujë totale legjislative, duke trajtuar ligje pa një vlerësim të mirëfilltë.

Sipas tij, me një ritëm të synuar prej dy ligjesh në javë, “kjo qeveri po synon të trajtojë rreth 24 ligje brenda një tremujori, sa është një mesatare e një procesi të mirëfilltë ligjor, madje me një kostim, por pa një ‘impact assessment’ të mirëfilltë”.

Ai theksoi se kjo është “qeveri pa ide, pa vizion, me një plan legjislativ qesharak”.

Tahiri thekson se një proces legjislativ kërkon konceptim, hartim të draftit, konsultime, koordinim ndërsektorial, shqyrtim të komenteve dhe amendamentim. “Varësisht nga kompleksiteti, ky proces mund të zgjasë mesatarisht rreth 12 javë”, shtoi ai.

Sipas tij, për ta realizuar këtë agjendë, qeveria duhet të zhvillojë dhjetëra procese legjislative paralelisht, duke angazhuar njëkohësisht ministritë dhe mekanizmat e koordinimit sektorial e ndërsektorial. “Pra, dështimin e dy viteve me ngërçe institucionale, kjo qeveri duket se synon ta zëvendësojë me një rrëmujë totale legjislative.

Por as numri i ligjeve nuk e zëvendëson mungesën e vizionit, as nxitimi nuk prodhon zhvillim”, përfundoi Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *