Dy ngjarje tragjike me pasoja fatale kanë tronditur komunën e Gjilanit në një periudhë të shkurtër prej tri ditësh.
Të premten, në Livoç të Ulët, dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë nga të shtëna me armë zjarri, ndërsa të dielën mbrëma, një 29-vjeçar u vra në fshatin Pogragjë.
Pas këtyre incidenteve, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thirrur një mbledhje urgjente të sigurisë, ku pritet të diskutohet situata dhe të koordinohen veprimet me institucionet përkatëse.
Vrasja e dyfishtë në Livoç të Ulët Ngjarja e parë ndodhi të premten, më 9 tetor, në fshatin Livoç të Ulët të Gjilanit, ku dyshohet se një 38-vjeçar me inicialet V.R. vrau bashkëshorten e tij, N.B., 27-vjeçare, dhe vëllain e saj, E.B., 31-vjeçar.
Nga të shtënat, mbeti i plagosur rëndë edhe M.B., 48-vjeçar, djali i xhaxhait të bashkëshortes së të dyshuarit.