BDI: Maqedonia e Veriut po humbet mundësitë për anëtarësim në BE

Komisioni Evropian ka konfirmuar se do të përgatitet një udhërrëfyes për anëtarësim për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën.

Në këtë kontekst, Maqedonia e Veriut nuk është përfshirë në listën e vendeve që do të përfitojnë nga ky proces.

Përfaqësuesit e BDI-së shprehen se, “Dikur ishim të parët në rajon.

Sot të gjithë ecin përpara, ndërsa ne mbetemi në vend.

Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës së kësaj Qeverie.” Ata theksojnë se për dy vjet qeverisje, nuk është arritur asnjë zgjidhje, nuk janë hapur kapituj dhe nuk ka pasur progres të dukshëm. “Vetëm arsyetime, konflikte dhe akuza ndaj të tjerëve.

Tani po vjen fatura.

Të tjerët do të kenë plan, afate dhe më shumë qasje në fondet dhe tregun evropian.

Maqedonia e Veriut po largohet nga grupi që ecën drejt anëtarësimit.” Kjo situatë i bën thirrje Qeverisë që t’u sqarojë qytetarëve: pse mbetëm jashtë, cili është plani dhe sa do t’i kushtojë vendit ky bllokim?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *