Vizita e Ministrit të Jashtëm të Izraelit në Tiranë: Marrëveshje të Reja Ndërqeveritare

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare, ku pritet të nënshkruhen marrëveshje ndërqeveritare në disa fusha të ndryshme.

Axhenda e vizitës përfshin takime me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, dhe kryediplomatin shqiptar, Ferit Hoxha.

Sipas raportimeve, marrëveshjet përfshijnë disa kontrata mes Shqipërisë dhe kompanive izraelite në sektorët e tregtisë, sigurisë kibernetike, novacionit, menaxhimit të ujit, energjisë, shëndetësisë dhe bujqësisë, siç sqarohet në faqen zyrtare të Ministrisë izraelite.

Ministria e Jashtme izraelite thekson marrëdhënien e fortë mes dy vendeve, duke përmendur mbështetjen e Tiranës zyrtare ndaj Izraelit në rastin e Iranit dhe Hamasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *