Xhemal Ibishi nga Malisheva është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së tetë në Superligën e Kosovës, duke fituar çmimin “Ylli i Javës”, të ndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Sulmuesi 25-vjeçar u dallua në përballjen ndaj kampiones në fuqi, Dritës, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes dhe duke i siguruar Malishevës tri pikë të rëndësishme.
Malisheva e mposhti Dritën me rezultat 1-0 të premten, ndërsa goli i Ibishit rezultoi vendimtar në këtë përballje të vështirë.
FFK-ja e ka vlerësuar lart paraqitjen e futbollistit, duke theksuar se përveç golit të fitores, ai kontribuoi edhe me angazhimin e tij gjatë gjithë ndeshjes.